Vjehërria ia marrin nuses pasaportën me vizë gjermane: E lëshume je!

15 maj 2023 | 08:31

Zënkat e familjes së burrit me nusen dhe anasjelltas janë mjaft të shpeshta në familjet kosovare. Konfliktet verbale mes tyre eskalojnë edhe në dhunë fizike e psikike, për çka duhet intervenimi i policisë.

Një rast i tillë është raportuar të dielën dhe që dyshohet të ketë ndodhur në fshatin Maxharrë të Malishevës.

Burimet nga Prokuroria bëjnë me dije se në një konflikt të tillë janë përfshirë një grua dhe vjehërria e saj, të cilët po dyshohen se i kanë shkaktuar dhunë psikike dhe ia kanë pamundësuar për t’u kthyer në Gjermani ku edhe jetojnë.

Dy të dyshuarit fillimisht e kishin dërguar gruan e djalit te familja e saj pasi gjoja se kanë marrë vendim “ta lëshojnë” dhe gjatë kësaj periudhe ia kanë marrë dokumentet e saj dhe të fëmijëve. Gjithë këtij rasti i ka paraprirë dhuna që ka përjetuar viktima edhe nga bashkëshorti i saj, që kulmoi me rastin e fundit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot do të mbahet takimi koordinues i radhës në mes…