Vjen edhe një dorëheqje nga AAK-ja

18 maj 2021 | 10:52

Ish zëvendësministrja e Ministrisë së Zhvillimit Rajonal, Magbule Shkodra ka dhënë dorëheqje nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës. Shkodra ka thënë se lajmin për dorëheqje ia ka kumtuar kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj.“E nderuara anëtarësi e AAK-së,Ju njoftoj se sot e kam informuar kryetarin Haradinaj se kam vendosur që të jap dorëheqje të pa revokueshme nga të gjitha përgjegjësitë si dhe nga vetë partia. Dëshiroj të falënderojë të gjithë qytetarët,kolegët/et dhe aktivistët/et e AAK-së për mbështetjen e tyre gjatë angazhimit tim në AAK”, ka thënë ajo përmes një postimi në “Facebook”

Tutje, ajo ka shkruar se “do të angazhohem për të mirën e qytetarëve dhe vendit sa herë që është nevoja”.

Kurse dje edhe Rexhep Kadriu ka bërë me dije se ka dhënë dorëheqje nga të gjitha pozitat në AAK.

Rexhep Kadriu jep dorëheqje nga pozitat në AAK

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Harry Kane e ka ndarë mendjen dhe kërkon që të…