Vjen reagimi i Yllka Gashit: Jam e bindur që në vitet në vijim një film kosovar do të nominohet në ‘Oscars’

08 shkurt 2022 | 16:42

Sot (e martë 08 shkurt), është bërë e ditur lista e plotë e të nominuarve për çmimin ‘Oscars 2022’.

Në listën e ngushtë të nominimeve ishte edhe filmi kosovar, ‘Zgjoi’, shkruan Indeksonline.

Mirëpo, ky film nuk arriti të nominohet në pesë filmat që konkurruan në këtë kategori.

Edhe pse ishte një zhgënjim I madh, aktorja kosovare, Yllka Gashi, bëri një reagim në llogarinë e saj në ‘Facebook’. Përmes këtij statusi ajo falënderoj të gjithë për mbështetje si dhe u shpreh e bindur që në vitet në vijim një film kosovar do të bëjë histori dhe do të nominohet për ‘Oscars’.

Statusi i plotë:

“Zgjoi” që e punuam me shumë pasion e përkushtim, na hapi dyer e na e mundësoi jo vetëm të kemi shpërthim ndërkombëtar në karrierat tona, por edhe ta promovojmë Kosovën e suksesin e grave të Kosovës!

“Zgjoi” na solli gëzim e na bëri krenarë të gjithëve dhe shkroi histori te re për kinematografinë tonë!

Ishte dhe mbetet rrugëtim i bukur e i paharruar, për të cilin jam shumë falenderuese!

Falemnderit shumë që u gëzuat për ne e për dashurinë e përkrahjen e jashtëzakonshme që na e keni dhënë tash e një vit!

Jam e bindur që në vitet në vijim filmi kosovar do të bëjë histori duke u nominuar e fituar në edicionet e ardhshme të Akademisë.

Kosova ka shumë talent e rrëfime autentike të cilat duhet t’i tregojmë!

Edhe njëherë falemnderit nga zemra!”, shkroi aktorja

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prishtina është skuadra e parë që është kualifikuar në finale…