Vjosa i dhuroi fitoren LV-së, e vetme nuk e kalon pragun

28 shtator 2020 | 22:47

Gazetari Baton Haxhiu thotë se ishte Vjosa Osmani ajo që i dha fitoren Vetëvendosjes në zgjedhjet e fundi.

Sipas tij, në tërë fushatën zgjedhore diskursi i saj nuk ishte fitues, por në funksion të partisë së Albin Kurtit.

“Nuk e di saktë sa do të tërheq Vjosa Osmani (nga LDK) . Nuk e di sepse ka rezultuar dikur që LDK-ja përkrah ndonjëherë njerëz brenda partisë së saj që e kundërshtojnë liderin por e duan brenda Lidhjes Demokratike të Kosovës. Dyshoj që Vjosa Osmani ka kapacitet me bo diçka vetë”, tha Haxhiu i ftuar në emisionin Pressing.

“Ajo ia ka dhuruar fitoren LV-së me pafuqinë e saj”, tha Haxhiu.

“Realisht këtë bindje e kam pasur edhe para zgjedhjeve. E kam pasur bindjen që Vjosa Osmani ka bërë shkarjen dhe është vetëm në funksion të LV-së. Ndash me diskurs…një kandidate e cila lufton për vendin e parë, kryeministrin, nuk nxjerr asgjë për VV’në gjatë krejt fushatës zgjedhore derisa ballafaqimin kryesor e ka me Albin Kurtin, atëherë ajo o s’e kupton politikën o është në funksion të dikujt tjetër”, shtoi tutje Haxhiu.

Po nëse Vjosa Osmani krijon subjekt të ri politik?

“Nëse bën subjekt të tillë, ajo s’ka lidhje me LDK-në dhe ai subjekt është krejt në funksion të VV-së për arsye se vetëm mund t’i tërheq disa vota nga LDK për t’ia mundësuar Vetëvendosjes një fitore më të madhe”, shpjegoi Haxhiu.

A do të mund të kalonte pragun zgjedhor një parti e krijuar nga Vjosa Osmani?
“Kurrë hiq. Vjosa Osmani sot le të bëjë parti politike, por kurrë nuk e kalon pragun zgjedhor”, theksoi Haxhiu.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nënkryetari i OVL të UÇK-së Nasim Haradinaj do të paraqitet…