Vjosa Osmani: U jetësua vullneti i qytetarëve

02 shkurt 2020 | 13:08

Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani, para mbledhjes së Këshillit të Përgjithshëm të kësaj partie, ka folur për arritjen e marrëveshjes për bashkëqeverisje me Vetëvendosjen.

Ajo ka thënë se sot është jetësuar vullneti i qytetarëve të Kosovës, i cili është shprehur me votë më 6 tetor.

“Nuk ka pasur asgjë më të shenjtë se sa vullneti i qytetarëve”, ka thënë Osmani.

Osmani ka thënë se procesi i negociatave ka qenë i mundimshëm, por që sipas saj ia ka vlejtur pasi në fund dy partitë kanë arritur të pajtohen për bashkëqeverisje.

Vjosa Osmani flet para takimit të Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së (Drejtpërdrejt)

Gepostet von KosovaPress am Sonntag, 2. Februar 2020

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Për Hans Flick dueli për titull do të jetë pa…