Vjosa vetë e gjashta në Kuvend

04 mars 2021 | 11:24

Lista Guxo e Vjosa Osmanit ka marrë 6 deputetë në zgjedhjet e fundit.

Në listën e 58 deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje gjashtë kandidatë nga Lista e Vjosa Osmanit kanë fituar mandatin në legjislaturën e tetë.

Vjosa Osmani, Donika Gërvalla, Faton Peci, Haxhi Avdyli, Doarsa Kica, Jeta Statovci do të jenë pjesë e Kuvendit brenda grupit parlamentar të Lëvizjes Vevtëvendosje.

Vjosa Osmani ka arritur të fitojë 300 mijë e 788 vota, Donika Gërvalla 71 mijë e 720 vota, Haxhi Avdyli 26 mijë e 630 vota, Faton Peci 25 mijë e 307 vota, Doarsa Kica 10 mijë e 604 vota dhe Jeta Statovci 9 mijë e 410 vota.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka bërë shpalljen e rezultateve…