Vladimir Putin zhytet në liqenin e ngrirë

19 janar 19:38

Presidenti Vladimir Putin u hodh në një liqen të ngrirë në një festë tradicionale të Epifanisë.

Pagëzimi vjetor është element kryesor i Kishës Ortodokse dhe besimtarë nga e gjithë Rusia hidhen në ujë në mes të dimrit.
Putini hyri në ujin e akullt në Liqenin Seliger, në veri të Moskës, për të përkujtuar pagëzimin e Krishtit në lumin Jordan, mbi dy mijë vjet më parë.

Putini, i njohur për imazhin e të tij të ashpër dhe dashurinë e tij për aktivitete në natyrë, shkoi deri në ujin e ngrirë me një pallto të trashë leshi, teksa pyeti gazetarët e mbledhur aty nëse kishin ftohtë.

Pastaj hoqi veshjen e tij të jashtme dhe u zhyt në ujë, e cila ishte bekuar nga kleri rus.

Tradicionalisht, banja në lumenjtë dhe pellgjet e ftohta të akullnajave zhvillohet gjatë natës së 18-19 janarit.

Koha për Epifaninë e këtij viti ishte më e butë se zakonisht, me temperaturën pranë Liqenit Seliger, që qëndronte rreth gjashtë ose shtatë gradë Celsius nën zero

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shtetet e Bashkuara kanë humbur primatin e vendit lider në…