Vlera neto e pasurisë së djalit të porsalindur të Rihannas është mbi një miliard euro

20 maj 2022 | 16:02

Rihanna dhe i dashuri i saj, ASAP Rocky, kanë mirëpritur fëmijën e tyre të parë javën e kaluar, u raportua të enjten.

Dhe tani është vlerësuar se djali i tyre i paidentifikuar tashmë ka një vlerë neto prej 1.2 miliardë funtesh (mbi 1 miliardë eurosh), kur pasuria e nënës së tij 34-vjeçare kombinohet me 7.5 milionë funte (8.8 milionë euro) të babait të tij, 33-vjeçarit Rocky.

Viti ka nisur me një sërë bebesh në Hollywood, me Kylie Jenner, 24 vjeçare, (749 milionë funtesh apo 882 milionë eurosh) duke sjellë në jetë fëmijën e saj të dytë me të dashurin Travis Scott, 31 vjeçar, (41.5 milionë funtesh apo 48 milionë eurosh) tre muaj më parë.

Ata gjithashtu ndajnë vajzën, Storm, katërvjeçare.

Sipas Buzz Bingo, Kim Kardashian (1.3 miliardë funtesh apo 1.5 miliardë eurosh) dhe tani ish-bashkëshorti Kanye West (1.3 miliardë funte apo 1.5 miliardë eurosh) zënë vendin e dytë me (2.6 miliardë funte apo 3 miliardë eurosh) mes tyre që ndahen mes North, tetëvjeçare, Saint, gjashtëvjeçar, Chicago, katërvjeçare dhe Psalm, trevjeçar.

Të dhënat u mblodhën nga prindërit e famshëm dhe vlera totale e tyre neto e vlerësuar në dollarë, u konvertuan në funte dhe më pas u ndanë në mënyrë të barabartë dhe u renditën mes numrit të fëmijëve për të përcaktuar vlerën neto për fëmijë.

Rihanna lindi djalin e saj më 13 maj, sipas një raportimi nga TMZ.

Ylli i “Savage x Fenty” dhe këngëtari i “D.M.B” nuk e kanë konfirmuar ardhjen e foshnjës akoma.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Shemsedin Dreshaj, pas…