Vlerat e socialdemokracisë sot

07 korrik 2020 | 15:56

Shkruan: Jakup Krasniqi

Socialdemokracia ka mbetur si një ideologji e majtë politike që vazhdimisht ka bërë një evolucion paqësor për kalimin nga kapitalizmi i egër e shfrytëzues në socializëm modern duke përdorur me urti e intelektualizëm vlerën e proceseve politike të filluara nga socializmi shkencor i Marksit. Në vitet e pas Luftës së Dytë Botërore në Evropën Perëndimore, socialdemokracia evropiane me të drejtë e refuzuan politiken staliniste dhe modelin e ekonomisë se tij të instaluar në Bashkimin Sovjetik.

Në këtë kohë socialdemokratët e Evropës Perëndimore përqafuan një formë të re të ekonomisë që bazohej në mbizotërimin e pronës private, por pa hequr dorë nga disa shërbime publike komunale e pronë publike nacionale. Nga ajo kohë Socialdemokracia është angazhim për politika që synojnë frenimin e pabarazisë shoqërore , kundër shtypjes se kategorive të varfra dhe përgjithësisht kundër varfërisë. Socialdemokracia dhe socialdemokratet angazhohen për një përfshirje sa më të arritshme publike në shërbime që kujdesën për moshën e re, për arsimin e edukimin e fëmijëve, për moshën e tretë, për shërbimin shëndetësor dhe të drejtat e punëtorëve dhe kompensimin e tyre meritor në punë.

Lëvizja Socialdemokrate qellim ka krijimin e  lidhjeve të forta në mes punëtorëve dhe lëvizjes sindikale, si dhe është mbështetëse e fuqishme e të drejtave kolektive të punëtorëve. Gjithashtu Socialdemokracia edhe në ditët tona angazhohet për të zgjeruar e forcuar vendimmarrjen demokratike përtej politikave në sferën ekonomike duke bashkëvepruar me të punësuarit dhe sferat tjera të ekonomisë.

Pra socialdemokracia e ndjek një rrugë të tretë dhe ka për qëllim që të bashkoi krahun e djathtë të ekonomisë më krahun e politikave sociale te mirëqenies. Kjo është një ideologji e re e majtë që u zhvilluan në vitet 1990 dhe është me mbështetjen e socialdemokratëve të partive politike, natyrisht që kjo rrugë e trete është konsideruar si një mënyrë mjaftë efektive e lëvizjeve neoliberale.

Është krejt e natyrshme që kjo rrugë e re e socialdemokracisë të kërkoj njerëz të arsimuar që disponojnë dije e konsistencë politike për t’ju prirë proceseve politike e veçmas në shoqëritë e reja siç është vendi ynë. Ndërsa kusaria politike që shfaqet me bollëk në kohën tonë, nuk e ka hallin për politikat sociale e socialdemokrate që u nënvizuan në këtë shkrim të shkurtër. Kusaria është grabitje për vete, ndërsa socialdemokracia tërë angazhimin e ka mbrojtjen e shoqërisë nga kusaria.

Shkurt: Socialdemokraci nuk është kërkesë për një vend të punës, por angazhim permanent për mbrojtje të punëtorëve e kategorive sociale që u duhet solidariteti njerëzor dhe krijimi i vendeve të punës për zhvillim e mirëqenie shoqërore.

Prandaj socialdemokratëve ju duhen dije e dashuri njerëzore, ju duhet konsistenca e qëndrueshmëri e çeliktë, ashtu siç ishte qëndrueshmëria e luftëtarëve të Lirisë nder vite!

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjykata Themelore e Prizrenit ka bërë shpalljen e aktgjykimit dënues…