Vllahiu: Liberalizimi i vizave varet nga BE-ja

19 dhjetor 2017 | 21:35

Qytetarët e Kosovës do të mund të lëvizin pa viza në vendet e Bashkimit Evropian (BE) në një afat opimal.

Edhe pse kishte pritje që vizita e Haradinajt në Bruksel do të qartësonte një kohë se kur do të mund të udhëtonin pa viza, zëdhënësi i qeverisë, Arbër Vllahiu, deklaroi se gjatë vizitës së kryeministrit Haradinaj ka pasur bisedë me Mogerinin për perspetivën evropiane të Kosovës.

“Kosova ka një agjendë evropiane, MSA është njëra ndër to. Dinamika që ka vendos qeveria është që të përmbush në kohë kushtet që kërkojnë për plotësimin e kushteve për aplikim në BE. Gjatë vitit 2018 do të ketë lëvizje në këtë drejtim dhe në të gjitha fushat e tjera”, deklaroi ai.

Sipas tij Kosova ka pasur lëvizje pozitive. “Haradinaj ka pasur takim me kryeministrin e Malit të Zi. Ai ka pasur një bisedë miqësore. Ai e ka ftuar që të vijë të vizitojë Kosovën në janar të vitit 2018. Mali i Zi dhe Kosova nuk kanë çështje të hapura”, ka thënë ai.

Për kohën se kur do të lëvizim pa viza, Vllahiu tha se kjo varet nga BE. “Presim që në një afat optimal të lëvizim drejt BE pa viza”, ka thënë ai./RTK

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetja e AAK-së, Teuta Haxhiu, e ka quajtur tendencë të…