Vllaznia mposhtet edhe në ndeshjen e dytë nga Juventusi

10 shtator 2021 | 09:24

Vllaznia është mundur minimalisht 0-1 në sfidën e kthimit nga Juventusi dhe është eliminuar me rezultat të përgjithshëm në raundin e 1/16-ave të Championsin League-s për femra.

Vajzat kuqeblu, të cilat ishin ndëshkuar me dy gola në sfidën e parë në “Loro Boriçi”, pësuan në pjesën e parë në takimin e kthimit, pikërisht në minutën 34-t nga Staskova.

Me gjithë përpjekjet për të bërë diçka më tepër, Vllaznia nuk ia doli të shënonte qoftë një gol për të rihapur takimin.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sipas të dhënave të fundit të Ministrisë së Shëndetësisë, në…