Vodhën dy telefona Iphone 14, kërkohen nga policia

17 gusht 2023 | 11:31

Sektori i Hetimeve të Stacionit Policor në Prizren është duke zhvilluar hetime lidhur me veprën penale “Vjedhje”.

Dyshohet se dy persona derisa ishin në shitoren e telefonave, kanë vjedh dy telefonave “Iphone 14 pro max”.

“Rasti ka ndodhur me datën 10.02.2023 në rrugën ‘Ekrem Rexha’ në Prizren saktësisht ne dyqanin ‘MI Store’ që gjendet në QT ‘Abi Qarshia’, rasti është cilësuar ‘Vjedhje’. Sektori i hetimeve ka bërë përpjekje maksimale në ndriçim të veprës penale dhe ka siguruar fotografi dhe video të dyshuarit mirëpo deri tani nuk ka rezultuar në identifikim e tij. Me qëllim të ndriçimit të rastit nga Prokuroria Themelore në Prizren, kemi marrë autorizimin në pajtim të dispozitave të nenit 76 prag 2 te KPPRK-së, për publikimin e fotografive të dyshuarit në mediume televizive dhe media sociale”, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Policia në këtë rast ka kërkuar bashkëpunim nga të gjithë qytetarët, që nëse kanë çfarëdo informate, apo dinë diçka për vendndodhjen e të dyshuarit në foto, të raportojnë policinë në Suharekë, apo në cilindo stacion të policisë në Kosovë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sulmuesi i Bayern Munchen, Harry Kane ka folur për bisedën…