Vogeli, trajner i ri i Lakersave

13 maj 2019 | 11:20

Frank Vogel do të jetë trajneri i ri i skuadrës së Lakersave në NBA. Lajmi ende nuk është zyrtar, por ESPN konfirmon se drejtuesit e ekipit kalifornian kanë arritur marrëveshjen me trajnerin 45-vjeçar (do të zërë vendin e Luke Waltonit).

Vogel do të nënshkruajë një kontratë trevjeçare me Lakersin dhe në stafin e tij do të jetë edhe një ikonë e NBA-së si Jason Kidd. Marrëveshja me Frank Vogelin ka befasuar të gjithë, pasi mendohej se kandidati kryesor dhe i vetëm në garë ishte Tyronn Lue (mësohet se ka refuzuar ofertën e ekipit kalifornian). Gjithsesi, duket se situata është përmbysur orët e fundit, pas një takimi që drejtuesit e Lakersit kanë pasur me trajnerin e ri. Firmat në kontratë do të hidhen vetëm pasi të zhvillohet edhe një takim i fundit, që do të organizohet javën e ardhshme në Los Anxhelos.

Frank Vogel ka qenë më parë trajner i skuadrës së Indiana Pacersit (2011-2016) dhe më pas ka drejtuar skuadrën e Orlando Magicut (2016-2018). Sezonin aktual ai nuk ka pasur ekip. Në karrierën e tij si trajner ka arritur 304 fitore dhe 291 humbje.

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bayern Munchen humbi një mundësi të mirë për ta fituar…