Vojvoda rikthehet nga lëndimi

18 gusht 2022 | 13:35

Skuadra e Torinos ka marrë lajme të mira para ndeshjes së fundjavës me Lazion, pasi mbrojtësi Mërgim Vojvoda është rikthyer nga lëndimi dhe është në dispozicion të trajnerit.

Mediet italiane kanë raportuar se mbrojtësi i Kosovës është stërvitur me grupin dhe është i gatshëm për të kontribuar në fushën e gjelbër.

Vojvoda është mbrojtës i krahut të djathtë, por luan edhe në krahun e majtë të mbrojtjes. Trajneri Juriq ka besim të madh në mbrojtësin “dardan”, i cili ka shkëlqyer kampionatin e kaluar.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nënkryetari i Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, ka bërë me…