Vokrri: Kosova dominoi ndaj Shqipërisë

05 qershor 2018 | 10:55

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Fadil Vokrri, ka thënë se Përfaqësuesja e Kosovës është duke u stabilizuar në paraqitjet e saj. 

“Djelmoshat tanë po stabilizohen dhe bashkë me Challandesin janë në rrugë të mirë që kombëtarja e Kosovës t’i vazhdojë paraqitjet dhe rezultatet e mira”, ka thënë Vokrri. “Mbrojtja ka qenë jo me performancë të mirë, duke marrë parasysh pranimin e shumë golave në ndeshjet e mëparshme. Ekipi si ekip është në ngritje e sipër me performanca. Sulmuesit tanë janë mbrojtësit e parë. Kjo ka peshën e madhe sepse kemi luajtur kundër një kundërshtari që ka luajtur në evropian”, ka thënë Vokrri në “Sports Show”.

“Ka qenë ndeshje e dominuar nga fillimi deri në fund dhe me plot meritë djelmoshat tanë arritën fitore 3:0. Qershia mbi tortë është edhe sjellja e gjithë spektatorëve që patën festë të vërtetë. Polemikat e përçarjes janë të panevojshme. Secila përfaqëson kombin shqiptar në mënyrën e vet. Duhet pranuar realitetin dhe kemi dy përfaqësuese apo dy kombëtare. Nuk kemi lejuar dhe nuk lejojmë përçarje”, ka deklaruar Vokrri.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Llapi i ka “blinduar” dy yjet e vet, Mentor Zhdrellën…