Vokrri: Short i vështirë

24 janar 2018 | 14:00

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Fadil Vokrri nuk e ka fshehur optimizmin e tij pas hedhjes së shortit, por ka vlerësuar maksimalisht edhe kundërshtarët me të cilët Kosova do të përballet në Ligën e Kombeve.

“Trajneri është shumë i rëndësishëm, por nuk jemi ende të vendosur. Shorti është i vështirë, pasi kemi kundërshtar të fortë, siç është edhe Azerbajxhani, që në eliminatoret e fundit mori 10 pikë. Ne do të bëjmë më të mirën dhe besojmë se jemi më kualitativë se Malta dhe Ishujt Farao. Azerbajxhani për ne është skuadra më e fortë e grupit. Gjithsesi objektivi ynë është që të marrim vendin e parë në grup”, ka thënë Vokrri.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot (e mërkurë) në Zvicër është hedhur shorti i Ligës…