Voller: Brenda tri javësh do të prezantohet trajneri i ri i Gjermanisë

13 shtator 2023 | 11:20

Gjermania shkarkoi trajnerin Hansi Flick pas rezultateve të dobëta me kombëtaren, ku në ndeshjen e fundit, miqësore, u mundën thellë 1-4 nga Japonia.

Trajneri i përkohshëm, Rudi Voller, i cili është edhe drejtori sportiv, deklaroi se brenda tri javësh, përfaqësuesja gjermane do të ketë trajnerin e ri.

“Tekniku vendës do të ishte i përkryer, marrë në konsideratë që do të luajmë Evropianin përballë publikut tonë. Detyra kryesore jona është gjetja e trajnerit sa më shpejt. E shumta në harkun e tri javëve do të jetë e përfunduar si çështje. Ndryshimi i frymës mbetet jetik, sigurisht që kemi diskutuar disa emra”, ka theksuar ish-futbollisti i Gjermanisë në periudhën 1982-1994.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Artan Behrami, ish-këshilltar i ish-presidenti Hashim Thaçi, ka kritikuar ashpër…