Vonni: Ky do të jetë sezoni im i fundit

01 shtator 2018 | 09:54

Skiatorja amerikane Lindsey Vonn përmes një postimi në faqen zyrtare në “Instagram” ka konfirmuar se do të tërhiqet në fund të sezonit që nis në tetor, por vetëm në rast se do t’i thyejë rekordet.

Deri më tani, ajo ka triumfuar 82 herë në garat e Kupës së Botës në ski, si askush tjetër, por dëshira për të garuar është ende e madhe, edhe pse sezonet e fundit janë mbushur me dëmtime të shpeshta.

Skiatorja amerikane, që në Lojërat Olimpike ka fituar edhe një medalje të artë, ka deklaruar: “Ky është sezoni i fundit i karrierës sime”. Ndaj sezoni që do të nisë pas dy muajsh mund të jetë një tur lamtumire për skiatoren amerikane, që katër herë është shpallur fituese e Kupës së Botës, duke qenë edhe skiatorja femër me më shumë fitore në garat e këtij sporti. Por ajo konfirmon se kërkon ta thyejë rekordin e 86 fitoreve që mbahet nga legjenda suedeze Ingemar Stenmark.  “Nëse këtë sezon nuk i arrij pesë fitore mund të vazhdoj të garoj”, ka thënë Vonni.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Feronikeli po kërkon me çdo kusht fitoren në ndeshjen ndaj…