Votuesit e LV-së janë bindur se marrëveshjet e Brukselit i kemi bërë mbi parimin e reciprocitetit

06 gusht 2022 | 06:41

Ish-kryenegociatorja e Kosovës për dialogun Kosovë-Serbi, Edita Tahiri, anipse gjendet për pushime në Itali, ka gjet kohë ta ngacmojë pak Lëvizjen Vetëvendosje.

Tahiri përmes një shkrimi në rrjetin social “Facebook” ka thënë se provokimet destabilizuese nga Serbia po vijnë pasi që Qeveria e LV-së po i zbaton marrëveshjet e Brukselit.

Madje ajo tha se as votuesit e Lëvizjes Vetëvendosje nuk e kanë besuar që marrëveshjet e Brukselit janë bërë mbi parimin e reciprocitetit.

“Serbia nuk e ka besuar se qeveria e LV-së do t’i zbatojë marreveshjet e Brukselit prandaj po reagon me provokime destabilizuese. Por as votuesit e LV-së nuk e kanë besuar, tani janë bindur se marrëveshjet e Brukselit i kemi bërë mbi parimin e reciprocitetit…”, ka shkruar Tahiri.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“Dhuna politike është e rrallë, rastet më të fundit janë…