Vranica: Gastronomia më e rrezikuara nga ikja e punëtorëve

08 janar 2024 | 11:42

Gastronomia po konsiderohet si ndër sektorët që mund të atakohet më së shumti me ikjen e punëtorëve jashtë shtetit. Kësisoj, ky sektor ka filluar të marrë punëtorë të huaj. Kështu ka thënë për Ekonomia Online, Arian Vranica nga Shoqata e Gastronomeve të Kosovës.

Ai ka thënë se Kosova qëndron më mirë se shtetet e rajonit sa i përket punëtorëve të këtij sektori por që rreziku, megjithatë nuk e sheh si të vetmin sektor që përballet me mungesë të punëtorëve.

Sekretari në Shoqatën e Gastronomëve të Kosovës e konsideron si normale këtë migrim siç u ballafaquan edhe shtetet tjera.

Ai ka thënë se nuk janë përgatitur siç duhet për t’u përballur me këtë migrim, teksa konsideron se është rritur më shumë vlerësimi për punëtorë.

“Realisht shumë sektorë janë prekur nga liberalizimi i vizave si një mase lehtësuese e lëvizjes së lirë të njerëzve, gjë e cila nuk ka ndodhur më herët, normalisht që ka ndikuar edhe pakëz në rritjen e panikut në popull se është një përvojë e paprovuar në të kaluarën dhe tashti domethënë është hera parë që ballafaqohemi me një realitet të ri. Konsideroj që është një rrjedhje normale siç i ka prekur të gjitha vendet. Tani po hyjmë në atë vlugun e popujve të cilët migrojnë dhe lëvizin por kjo normalisht do t’i ketë shqetësimet e veta, sepse ne si vend nuk kemi përgatitur apo nuk jemi parapërgatitur mjaftueshëm ashtu që këtë situatë ta amortizojmë në mënyrë të mirë dhe të mundshme, por realisht gastronomia është një ndër sektorët që do të preket nga ky lehtësim i lëvizjes bashkërisht me sektorin e shëndetësisë dhe me sektorin e ndërtimit”, ka thënë Vranica.

Ai pranon se gastronomia ka pranuar në punë emigrantë të shteteve të varfër.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
LASK ka bërë me dije zyrtarisht se kanë transferuar Valon…