Zyrtare: Valon Berisha transferohet te LASK

08 janar 2024 | 11:28

LASK ka bërë me dije zyrtarisht se kanë transferuar Valon Berishën.

Klubi austriak e prezantoi me fanellën e tyre mesfushorin kosovar në ambientet e stadiumit të tyre.

Berisha ishte pjesë e Stade Reims, por që mbeti i lirë.

Kështu, LASK nuk ka humbur kohë dhe i ka marrë shërbimet e Valonit me parametra zero.

Berisha ka nënshkruar me klubin deri në fund të këtij sezoni me mundësi të vazhdimit të kontratës edhe për një vit tjetër.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Filmi “Oppenheimer” ishte fituesi më i madh i çmimeve të…