Vrapuesi nga Kenya fiton gjysmë maratonën “Prishtina 2018”

29 prill 2018 | 13:10

Gjysmë maratonën “Prishtina 2018” e ka fituar vrapuesi nga Kenya, i cili në shtegun 21 kilometra, vrapoi në kohën prej 1 orë e 7 minuta. Gjithashtu, edhe dy vendet tjera të para, i fituan atletët ndërkombëtarë.

Shpërblimet këtë vit do të jenë më të mëdha. Federata e Atletikës së Kosovës ka siguruar rreth 14 mijë euro si fond shpërblyes për garuesit të cilët përfundojnë në vendet e para, raporton KP.

Në këtë garë ka marrë pjesë edhe kryeministri Ramush Haradinaj. Gara është bërë edhe më madhështore, kur pas vrapimit, një person i ka propozuar martesë një femrës.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, ka qëndruar në…