Vr*asja e çiftit shqiptar nga Kosova në SHBA – Motra e viktimës akuzon gruan për krimin

29 nëntor 2024 | 19:14

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Florida të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Një çift shqiptar nga Kosova janë vrarë me armë zjarri mbrëmjen e 27 nëntorit në ballkonin e banesës së tyre. Çifti janë identifikuar si Pajtim dhe Sabrina Krasniqi, të cilët u gjetën të vrarë në apartamentin e tyre në katin e 45-të.

Lidhur me tragjedinë e ndodhur, ka reaguar edhe vetë motra e Pajtimit, Albana përmes një postimi në Facebook të shkruar në gjuhën angleze. Motra e viktimës ka akuzuar gruan e Pajtimit se e ka qëlluar të vëllanë me 5 plumba.

“ Festën e Falenderimeve nuk e kalova me burrin dhe fëmijët e mi. Nuk e kalova me miqtë e mi. Këtë ditë e kalova me policët, hetuesit dhe lajmet që flisnin për vrasjen e egër dhe të pakuptimitë të vëllait tim të vogël nga gruaja e tij. Gruaja e Pajtimit zgjodhi t’ia merrte jetën vëllait tim, kur ajo e qëlloi me 5 plumba në krahërorin e tij. Personit të cilin i besonte kaq shumë, personin të cilin e zgjodhi të kalonte jetën edhe ia mori. Ajo e tradhtoi atë, dashurinë dhe besimin e tij. Ajo e shkatërroi familjen time. Unë dhe vëllëzërit e motrat e mia nuk do të jemi më kurrë njësoj. Jam e tmerruar që nëna ime nuk do ta kalojë kurrë këtë. Të dua përgjithmonë, Pajtim”, shkruan ajo.

Ngjarja raportohet se ka ndodhur në mesnatë, ku dyshohet se janë dëgjuar së paku gjashtë të shtëna të njëpasnjëshme, dhe më pas janë gjetur të vdekur burrë e grua. Akoma nuk dihet se si ka ndodhur ngjarja dhe nëse ka persona të tjerë të përfshirë. Në vendin e ngjarjes thuhet se janë gjetur prova të shumta materiale, që janë marrë nga Policia si dëshmi që do të ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të vrasjes së dyfishtë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia e Kosovës ka njoftuar se ka shtuar masat e…