Vrasja e dyfishtë në Malishevë, presidenti Thaçi shkon për ngushëllime (Video)

11 mars 2018 | 13:39

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka vizituar familjen Maloku në Malishevë, për të shprehur ngushëllime për rastin tragjik që u ka ndodhur të premten, ku kanë humbur jetën dy djemtë e kësaj familje.

Thaçi para të pranishmëve ka thënë se ndjen dhimbjen bashkë me familjarët.

Ai ka theksuar se do të punohet maksimalisht që dorasit këtij akti të dalin para drejtësisë.

“Ju keni dhanë shumë për këtë vend, u jemi mirënjohës. Ngjarja e fundit që ndodhi e kemi marr me keqardhje shumë të madhe e dhimbje të madhe, e atë keqardhje të madhe e ndajmë me ju si familje si farefis, unë si mik i juaji i fshatit”.

“Prandaj ngushëllimet më të sinqerta për familjen si president i vendit e po ashtu pranoni ngushëllimet edhe nga familja ime”.

“Duhet të besojmë të jemi optimist për të ardhmen. Ishte diçka e prekshme dhe e dhimbshme për të gjithë, do të reagojë edhe publikisht e institucionet e vendit do të punojnë maksimalisht në zbulimin e së vërtetës. Duhet të besoni në shtet”, ka thënë Thaçi.

Të premten në fshatin Plloqicë të Malishevës, dy vëllezërit, Shani dhe Bahri Maloku janë vrarë nga disa hajna të cilët ishin futur në shtëpinë e tyre.

 

Publiée par Valon Maloku sur Dimanche 11 mars 2018

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Adem…