Vrasja e mbrëmshme në Prishtinën – Policia shpall në kërkim dy persona, publikohen fotografitë dhe të dhënat e tyre

27 mars 2024 | 20:32

Policia e Kosovës njofton se personat e dyshuar Fitim (Skender) Doda dhe Arijan (Arif) Sijarina, kërkohen për veprën “vrasje në tentativë” që ka ndodhë me datën 26.03.2024 në rrugën “Haxhi Zeka” në Prishtinë.

Policia apelon qytetarët që nesë kanë informata rreth vendndodhjes së tyre ta njoftojnë policinë.

Postimi i plotë:

Kërkesë për bashkëpunim për vendodhjen personave të dyshuar
Njësiti i hetimeve të përgjitshme që operon në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prishtinë, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në arrestimin e personave të dyshuar.
Personat e dyshuar Fitim (Skender) Doda dhe Arijan (Arif) Sijarina, kërkohen për veprën vrasje në tentativë që ka ndodhë me datën 26.03.2024 në rrugën “Haxhi Zeka” në Prishtinë.
Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e vendodhjes së personave të dyshuar, na kontaktoni direkt në:
Android #app: Lajmero Policine
Tel: 192

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës Avdullah Hoti, ka thënë…