Vrasja e reperit, arrestohet i dyshuari i dytë

13 korrik 2018 | 10:41

Një person tjetër është arrestuar për vrasjen e reperit XXXTentacion.

Michael Boatwright, 22 vjeç, u arrestua më 5 korrik për drogë dhe më 10 korrik u akuzua për vrasje të shkallës së parë.

Boatwright ndodhej në paraburgim kur polica e akuzoi për vrasjen e reperit në Florida muajin e kaluar.

XXXTentacion, emri i vërtetë i të cilit është Jahseh Onfroy, u qëllua më 18 qershor dhe vdiq në spital.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ajo është afër përfundimit të turneut të saj me Jay…