Vrasja në Pejë, Konjufca: Është urgjente konsolidimi i mekanizmave të sigurisë dhe gjyqësisë

16 prill 2024 | 11:08

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, e ka dënuar vrasjen e sotme të një gruaje në Pejë.

Fjalimin e tij në forumin ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, i cili po mbahet në Prishtinë, ai e ka nisur me vrasjen në Pejë.

Ai ka vlerësuar se është urgjente konsolidimi i mekanizmave të sigurisë dhe gjyqësisë.

“Sot u zgjuam me një lajm të trishtueshëm. Vrasja edhe e një gruaje tjetër në qytetin e Pejës pas asaj që ndodhi këtë javë edhe në qytetin e Ferizajt ku një grua u vra nga ish-bashkëshorti i saj. Ajo që duhet të ndodhë dhe që është urgjente është konsolidimi i mekanizmave tonë të sigurisë dhe gjyqësisë para së gjithash që rastet e tilla më të mos ndodhin, meqenëse shumica e rasteve që po ndodhin në Kosovë kundër grave dhe vajzave e dhuna e tmerrshme e ushtruar ndaj tyre është kryesisht prej personave të cilët edhe më herët kanë pasur raste penale, raste të shkeljeve të rënda”, ka thënë Konjufca.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sekretarja e përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora…