Vrasje në tentativë në Podujevë, i dyshuari në arrati

13 korrik 2023 | 08:26

Një vrasje në tentativë ka ndodhur dje në fshatin Sibovc të Podujevës.

Sipas policisë, një person dyshohet se ka gjuajtur me armë zjarri një person tjetër.

Vetura e viktimës, sipas policisë, është qëlluar me pesë predha në bagazh.

I dyshuari gjendet në arrati.

“Fsh. Sibofc, Podujevë 12.07.2023 – 19:34. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se derisa kishte qenë duke e drejtuar veturën në drejtim të tij kishte gjuajtur me armë zjarri i dyshuari mashkull kosovar. Vetura e viktimës ishte qëlluar me pesë predha në pjesën e pasme- bagazh. Njësitë relevante të policisë kanë dalë në vendin e ngjarjes, është kontrolluar shtëpia e të dyshuarit, por nuk është gjete asgjë e dyshuar. I dyshuari nuk është hasur nga policia dhe gjendet në arrati”, thuhet në njoftimin e policisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ka shkuar në 66 numri i viktimave si pasojë e…