Vret vëllain pas mosmarrëveshjes për bagëti

13 qershor 2021 | 23:32

Nisi si mosmarrëveshje mes dy vllerëzve.

Ajo më pas u bë sebep që 58 vjeçari J.G të vrasë me armë zjarri vëllaun e tij 65 vjeçar H.G, në Sapniq të Rahovecit, mbrëmjen e së shtunës.

Konflikti që përfundoi me fatalitet mes vëllezërve, shtëpitë e të cilëve janë pothuajse ngjitë me njëra tjetrën, dyshohet se ishte për shkaqe pronësie. Arsye për këtë, televizioni “KlanKosova”, merr vesh se ishin disa gjedhe.

E familja e viktimës që nuk deshi të flasë para kamerës e as nuk lejoi t’u xhirohej shtëpia, tha se gjuajtja me armë ndodhi pas një zënke të momentit.

Megjithatë, sipas kryetarit të fshatit dy vëllezërit edhe më herët nuk kishin pasur raporte të mira në mes veti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), në mbledhjen e Kryesisë, ditë…