Vriten dy ukrainas në një sulm me thikë në Gjermani, i dyshuari është shtetas rus

28 prill 2024 | 15:57

Policia gjermane në Bavari ka njoftuar për një incident vdekjeprurës me thikë para një qendre tregtare në qytezën Murnau, ku humbën jetën dy shtetas ukrainas. I dyshuari besohet të jetë një shtetas rus.

Pavarësisht se mjekët arritën shpejt në vendin e ngjarjes, ata nuk arritën të shpëtojnë dy burrat e lënduar rëndë në Murnau.

Të vdekurit janë një 23 dhe 36-vjeç me shtetësi ukrainase që jetonin në qarkun Garmisch-Partenkirchen.

Me të dalë në vendin e ngjarjes, policia arriti të arrestojë të dyshuarin 57-vjeç me shtetësi ruse, në të cilin hasën jo larg vendit ku u krye krimi.

Prokuroria e Bavarisë po e trajton rastin si vrasje të dyfishtë dhe po tenton të përcaktojë shkakun e këtij sulmi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lëvizja Vetëvendosje – Qendra në Prishtinë ka akuzuar kryetarin e…