Vriten gjashtë ushtarë afganë, autoritetet e cilësojnë “sulm terrorist”

26 dhjetor 2019 | 14:31

Të paktën gjashtë ushtarë afganë janë vrarë nga një sulm me makinë bombë që ka shënjestruar një kompleks ushtarak në provincën veriore Balkh.

Pasi bomba ka shpërthyer, një grup militantësh ka sulmuar kompleksin, ka thënë ministria e Mbrojtjes përmes një deklarate, duke e quajtur incidentin si “sulm terrorist”.

Të paktën tre ushtarë janë plagosur gjatë luftimeve pasuese midis militantëve dhe forcave të sigurisë afgane.

Ende askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin, por ministria dhe zyrtarët afganë kanë fajësuar militantët talibanë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu do të sfidohet për pozitën e…