Vritet edhe një tjetër shqiptar nga Kosova në Siri

11 shkurt 2018 | 22:21

K.A. nga Pestova e Vushtrrisë është viktima e radhës nga Kosova në luftën e Sirisë. Vrasja e Vushtrriasit shënon vdekjen e 75 të shqiptarëve nga Kosova në konfliktin e Sirisë dhe Irakut.

“Kallxo.com”, mëson se organet e rendit janë njoftuar se kosovari është vrarë me 2 shkurt. Këto burime kanë  bërë të ditur se Vushtrriasi jetonte në Gjermani nga ku i ishte bashkuar luftëtarëve në Siri.

Të dhënat e policisë tregojnë se  në zonën e konfliktit janë duke qëndruar 196 qytetar të Kosovës prej të cilëve 95 fëmijë dhe 40 gra.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Monumenti i cili u bë simbol i shpalljes së Pavarësisë…