Monumenti  “NEWBORN” rikthehet me pamje të re për 17 shkurt

11 shkurt 21:49

Monumenti i cili u bë simbol i shpalljes së Pavarësisë së Kosovës para dhjetë viteve, “NEWBORN, do të rikthehet në vendin e vet afër Pallatit të Rinisë të premten më 16 shkurt një ditë para dhjetëvjetorit të pavarësisë.

Ai qe zhvendosur ditë më parë nga vendi para Pallatit të Rinisë. Ideatori i këtij monumenti, Fisnik Ismaili, deklaroi për “kallxo.com”,  se pritet që monumenti me pamje të re të kthehet në vendin e vet pas pak ditësh. “Monumenti ende nuk është vendosur në vendin e vet. Vendosja do të bëhet të premten”, ka thënë Ismaili.

Ai nuk dha detaje rreth pamjes së re të monumentit dhe simbolikës së tij. “Së bashku me Institutin për Mbrojtjen e Monumenteve kemi vendosë që mos me shpalos detaje në lidhje me monumentin e ri”, deklaroi Ismaili.

Monumenti i “NEWBORN”-it, u largua para ca ditësh nga vendi i tij afër Pallatit të Rinisë.

Për zhvendosjen e monumentit, Ismaili pati thënë se monumenti sipas traditës do të ketë pamje të re dhe të bukur.

“NEWBORN sivjet po e merr trajtimin që e ka merituar edhe e ka pritë tash 10 vjet. Po e çojmë me i gërrye ngjyrat, ndryshkun edhe papastërtinë që e ka mbledhë ndër vite. Kthehet qeto ditë edhe më i bukur, me pamje të re, që tashmë është bë traditë”, pati shkruar Ismaili në profilin e vet në  “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendëskancelari austriak Heinz-Christian Strache,  mohoi të këtë thënë për për…