Vritet një grua izraelite në një sulm në Bregun Perëndimor

21 gusht 2023 | 16:02

Një grua izraelite është vrarë dhe një burrë tjetër është plagos në një sulm të raportuar më 21 gusht në qytetin e pushtuar Hebron në Bregun Perëndimor, kanë thënë mjekët dhe ushtria.

Incidenti vjen dy ditë pasi një baba dhe bir izraelit janë vrarë në një autolarje në qytetin Huwara, gjithashtu në Bregun Perëndimor, në një kohë kur janë shtuar incidentet e dhunshme në këto zona.

Shërbimi i urgjencës Magen David Adom , ka thënë në një deklaratë se një grua u “konfirmua e vdekur” pasi është goditur me armë zjarri, ndërsa ka theksuar se burri që udhëtonte me të ishte në një “gjendje të rëndë”.

Ushtria, duke konfirmuar vdekjen e gruas 40-vjeçare, ka thënë se dy civilët janë sulmuar me të shtëna që vinin nga një automjet.

“Sulmi me të shtëna u krye nga një automjet që kalonte në rrugën ngjitur me qytetin e Hebronit drejt civilëve që po lëviznin në zonë”, është thënë në një deklaratë, duke shtuar se trupat po ndiqnin sulmuesit.

Ushtria ka dislokuar trupa në vendin e sulmit dhe ka bllokuar hyrjen në vendin e ngjarjes menjëherë pas incidentit, ka raportuar një korrespondent i “AFP”-së.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Skuadra kampione në fuqi e Ligue 1, PSG ka përgatitur…