Vritet një person në fshatin Surkish të Podujevës

16 nëntor 2018 | 12:23

Një person është vrarë dhe një tjetër është plagosur pas disa të shtënave me armë zjarri mbrëmë në Surkish të Podujevës.

Lajmin e ka bërë me dije Policia e Kosovës nëpërmjet një komunikate për medie.

“Mbrëmë rreth orës 22:00, policia ka marrë informacionin se në fshatin Surkish të Podujevës, ka pasur të shtëna me armë zjarri. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore, të mbështetura edhe nga njësiti rajonal për hetimin e krimeve si dhe njësitë e tjera për ekzaminim të vendngjarjes. Policia ka konstatuar se ka të bëj me plagosje ku nga arma e zjarrit, janë plagosur viktimat: A. S  30 vjeçar dhe E. S  23 vjeçar të cilët janë dërguar në QKUK për trajtim mjekësor, mirëpo njëri nga viktimat (A.S), nuk ka mundur t’i përballojë plagët e shkaktuara nga arma e zjarrit dhe rreth orës 01:00 nga QKUK-ja jemi njoftuar se viktima ka ndërruar jetë”, është thënë në komunikatën e policisë.

Policia e Kosovës ka bërë me dije se aktualisht hetuesit policor janë duke ndërmarrë një varg veprimesh operative e hetimore në përpjekje për të identifikuar personat e dyshuar si dhe për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me rastin i cili është cilësuar si vrasje e rëndë.

/Epoka e re/ 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Boksierja Donjeta Sadiku, trajneri i saj, Besim Brahimi dhe referi…