Vritet një person në Gjakovë

14 tetor 2018 | 11:52

Një vrasje ka ndodhur sot në qytetin e Gjakovës.

Nga Policia e Kosovës është konfirmuar vrasja e një personi, por që nuk dihet asnjë detaj tjetër.

“Ju konfirmoj se sot në Gjakovë është vrarë një person”, ka thënë për klankosova.tv zëdhënësja e policisë për Rajonin e Gjakovës, Lirije Podrimaj.

Ajo ka thënë se njësitet policore janë në vendin e ngjarjes dhe po merren me rastin ndëra për detajet ka thënë se do të jepen më vonë.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri Ramush Haradinaj, ka shprehur ngushëllime pas vdekjes së të…