Vritet një person në Podujevë, policia jep detaje

13 qershor 2022 | 19:59

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur rreth orës 18:00, në fshatin Peran të komunës së Podujevës.

Pas të shtënave me armë zjarri dyshohet se një person ka mbetur i vdekur, shkruan Demokracia.com.

Lajmin për Demokracia.com e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

“Rreth orës 18:00, është raportuar  për të shtëna  me armë zjarri në fshatin Peran të komunës së  Podujevës. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe mbështetur  në të dhënat e para,  bëhet e ditur se një person, ka  humbur jetën si pasojë e plagëve të marra nga arma zjarrit.

Vdekja e viktimës është konstatuar nga ana e mjekëve emergjent. Policia ka iniciuar një hetim me synim  sqarimin e të gjitha rrethanave që karakterizojnë rastin”, ka deklaruar ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lista Guxo së shpejti po planifikon ta krijojë Grupin Parlamentar…