Vuçiç i dërgon letër Putinit, i ankohet për serbët e Kosovës: Janë në gjendje të vështirë

19 mars 2024 | 20:10

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç i ka dorëzuar një letër urimi Aleksandar Boçan-Kharchenko, ambasadorit të Rusisë në Beograd për fitoren autokratike të Vladimir Putinit në zgjedhje.

Në letrën e Vuçiç përmendet edhe Kosova, ku presidenti serb pretendon se serbët e Kosovës janë në “gjendje të vështirë”.

Mediat serbe citojnë një postim të Vuçiçit në faqen e presidences serbe në “Instagram” që jep detaje nga letra që i ka dorëzuar Putinit. Aty Vuçiç thotë se e falënderon Rusinë për “mbështetjen e integritetit territorial të Serbisë”.

“Shfrytëzova bisedën me ambasadorin Boçan-Kharchenko për t’i dorëzuar atij një letër për Presidentin e Federatës Ruse, Putin, në të cilën, përveç urimit për fitoren zgjedhore, i shpjegova edhe peshën e situatës me të cilën po përballet populli serb në Kosovë, sfidat e rëndësishme politike me të cilat përballet Serbia, me falënderim Federatën Ruse për mbështetjen që i jep integritetit territorial të Serbisë”, citohet të ketë thënë Vuçiç.

Putini shpalli fitoren autokratike në zgjedhjet në Rusi, ku fitoi 87.28 për qind të votave.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Xhavit Ferizi, "Raketa", shkoi në botën e amshuuar duke lënë…