Vuçiq: Diplomatët amerikanë kanë shkuar për të verifikuar largimin e ushtrisë serbe nga kufiri pranë Kosovës

05 tetor 2023 | 22:16

Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiq pas përfundimit të takimit të Komunitetit Politik Europian ka deklaruar para mediave se Serbia e ka ulur numrin e ushtarëve në kufirin me Kosovën nga 8500 ushtarë në 4400.

Sipas tij, në kufi kanë shkuar përfaqësuesit amerikanë dhe evropianë për të verifikuar nëse kjo është e vërtetë.

“E kemi ulur numrin e pranisë tonë ushtarake afër linjës administrative me Prishtinën nga 8.5 mijë ushtarë në 4.4 mijë nëse nuk gaboj.  Sot njerëzit tanë bashkë me përfaqësuesit amerikanë dhe europianë kanë shkuar për ta parë këtë, për ta konfirmuar” ka thënë Vuçiq para gazetarëve në Granada të Spanjës.

Gjatë ditës mediat në Serbi kanë njoftuar se Ambasadori i SHBA Chris Hill është duke vizituar Rashkën dhe Novi Pazarin.

Sipas burimeve jozyrtare dhe informacioneve të pakonfirmuara, Hill ka mbërritur në Novi Pazar me një helikopter të Ushtrisë Serbe që ka zbritur në një kazermë atje.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komentatori politik, Halil Matoshi në emisionin “Politiko” ka folur rreth…