Vuçiq: Kurti nuk e do Asociacionin pa njohjen formale
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka vlerësuar se në negociatat në Bruksel nuk është bërë përparim sepse nuk ka dashur kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.
Ai tha se Kurti nuk dëshiron një marrëveshje në të cilën do të duhej të formonte Asociacionin para njohjes joformale të Kosovës, raporton “Beta”, shkruan N1.
Vuçiqi theksoi se është veçanërisht i shqetësuar për deklaratën e Kurtit se Lista Serbe do të vuajë dhe do të paguajë, “e cila u kalua pa koment apo dënim të askujt”.
Presidenti serb shtoi se shefi i diplomacisë evropiane, Josep Borrell fajësoi drejtpërdrejt Kurtin për dështimin e negociatave, por se menjëherë më pas gjermanët thanë se fajin e kishin të dyja palët, e më pas edhe zëdhënësi i Komisionit Evropian, Peter Stano, përdori të njëjtin formulim.
“Kështu janë gjërat. Por më vjen mirë që ne ende sillemi në mënyrë konstruktive. Sigurisht që jam i shqetësuar. Sidomos pas deklaratave të tilla dhe kërcënimeve të drejtpërdrejta të Albin Kurtit, por mund të them se Serbia nuk do ta lërë popullin e saj në veri të Kosovës”, ka theksuar Vuçiq.