Vuçiq pyetet për njohjen e Kosovës nga pesë vendet e BE-së: Disa prej tyre s’janë larg

26 mars 2023 | 17:08

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është pyetur sërish për marrëveshjen e fundit me Kosovën, duke komentuar edhe pjesën që, siç s’thuhet, i hapë rrugë njohjes së Kosovës nga pesë vendet e Bashkimit Evropian që ende nuk e kanë bërë këtë.

Vuçiq ka pyetur se në cilën pjesë të marrëveshjes thuhet kjo, ndërsa ka pranuar se disa prej tyre “nuk janë shumë larg” që ta bëjnë këtë.

“Disa prej tyre nuk janë shumë larg. Por ato kanë qenë prej vitesh”, theksoi ai.

“Sigurisht që nuk është shkruar askund. Kjo është një tjetër nga gënjeshtrat e shumta”, ka shtuar Vuçiq, raportojnë mediat serbe.

Kështu, Vuçiq iu përgjigj disa deklaratave të ish-diplomatit serb, Nebojsha Vujoviq.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gramoz Berisha, njëri prej tre të mbijetuarve në masakrën ndaj…