Vuçiqi: ‘Ballkani i hapur’ po sjell përfitime për Beogradin, Tiranën dhe Shkupin, nuk e lusim askënd

07 qershor 2022 | 14:13

“Ballkani i hapur” është një projekt i jashtëzakonshëm. Kështu ka thënë presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, i cili pretendon se kjo iniciativë deri më tani ka sjellë përfitime të konsiderueshme për Beogradin, Tiranën dhe Shkupin.

Kjo deklaratë vjen përpara Samitit të Ohrit dhe pasi ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, ka ofruar mbështetje për nismën rajonale, të cilën e ka konsideruar një projekt të Serbisë. Vuçiqi ka thënë se nuk do t’i lutet askujt për të marrë pjesë në “Ballkanin e hapur” dhe ka njoftuar se në takimin e Ohrit do të nënshkruhen katër marrëveshje mes Serbisë, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

“Në Samitin e Ohrit do të nënshkruhen 4 marrëveshje për njohjen e diplomave, për bashkëpunim në fushën e tregtisë dhe turizmit dhe për bashkëpunim në fushën e kulturës e administratës tatimore. Këto janë fusha të rëndësishme dhe sigurisht që do të përfitojnë të gjithë”, ka thënë presidenti serb.

Vuçiqi ka thënë se në këtë takim do të jenë të pranishëm kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq dhe kryetari i Këshillit të Ministrave të Bosnjë-Hercegovinës, Zoran Tegeltija, por vetëm si vëzhgues dhe jo si pjesëmarrës. /A2news/

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Turqia është duke punuar me Rusinë dhe Ukrainën për eksportin…