Vuçiqi dekoron mbështetësin e Millosheviqit, Peter Handken

09 maj 2021 | 20:18

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, e ka dekoruar me medaljen më të lartë shtetërore “Urdhri i Yllit të Karagjorgjit” fituesin e çmimit Nobel për letërsi vitin e kaluar, Peter Handke, i cili i bëri apologji Sllobodan Millosheviqit për krimet e kryera në Ballkan.

Vuçiqi e falënderoi Handken për gjithçka që bëri për Serbinë, duke e konsideruar “zëdhënës” të tyre, raporton “Tanjug”.

“Faleminderit shumë. Serbia me këtë tregon mirënjohjen e saj për akademikun dhe mikun e saj Handke. Faleminderit për gjithçka që keni bërë për Serbinë”, deklaroi Vuçiqi.

Më tutje, i pari i Serbisë tha se ishte apologjia e shkrimtarit që ia siguroi çmimin Nobel atij.

Handke mbështeti regjimin e Sllobodan Millosheviqit, duke e mohuar gjenocidin në Bosnje dhe Hercegovinë si dhe krimet në Kosovë.

Ish-ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli, e pati shpallur Handken persona “non-grata”, duke thënë se ai nuk është i mirëpritur në Kosovë për shkak të “mbështetjes që ai i dha Millosheviçit dhe politikave të tij gjenocidale”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka përkujtuar heroin Ilir…