Vuçiqi e dekoron me medalje të artë ish-policin që akuzohet për terrorizëm në Kosovë

15 shkurt 2023 | 15:34

Presidenti i Republikës së Serbisë, Aleksandër Vuçiq, i ka ndarë medaljen e artë për guxim “Millosh Kopiliqi” (Milosh Obiliq) edhe ish-policit Dejan Pantiq, i akuzuar për terrorizëm në Kosovë.

Pantiqi me shumë ish-zyrtarë tjerë të komunitetit serb në Kosovë kishin dhënë dorëheqje nga Policia e Kosovës në fillim të muajit nëntor.

Aktualisht, Pantiqi është në arrest shtëpiak përkundër që ndaj tij rëndojnë akuza të rënda për terrorizëm.

Në vend të tij, çmimin e pranoi i biri i Dejanit, Predragu, që u shpreh shumë i lumtur.

“Ky çmim nga shteti, nga presidenti, është një nder i madh edhe për babain, edhe për ne si familje”, ka thënë Predrag Pantiq, shkruan “Kosovo-Online”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka komentuar letrën që sekretari…