Vuçiqi, i bindur se ‘nuk do të ketë sanksione ndaj Serbisë’

22 tetor 2023 | 15:26

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë në një intervistë në “Tv Pink” se “nuk do të ketë sanksione ndaj Serbisë dhe “asgjë të tillë”, duke komentuar letrën e partive opozitare drejtuar përfaqësuesit të lartë të Bashkimit Evropian (BE) për politikë të jashtme dhe siguri, Josep Borrell, se në rast të vendosjes së masave ndaj Serbisë, ata “duhet të vendosen ndaj Vuçiqi dhe jo popullit serb”.

Kujtojmë se tashmë është bërë e ditur se janë hartuar masa ndaj Beogradit për shkak të sulmit paramilitar dhe terrorist në Banjskë, por se miratimi i tyre prite të vjen në rast të mosbashkëpunimit të Serbisë në raport me hetimin dhe zbardhjen e plotë të sulmit të 24 shtatorit, siç kishte njoftuar raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon.

“Nuk do të ketë sanksione ndaj Serbisë dhe asgjë të tillë, por kjo ishte një mundësi e mirë për ta (opozitën) që të dëshmojnë se sa lehtë kthehen kundër vendit të tyre”, ka thënë Vuçiq.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dukagjini ka bërë të pamundurën duke i shënuar katër gola…