Vuçiqi i falënderon serbët për guximin

01 gusht 2022 | 08:34

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka reaguar pas takimit që kishte me Shtabin e Përgjithshëm të ushtrisë serbe, duke i falënderuar serbët për, siç ka thënë, “guximin dhe përmbajtjen” që, sipas tij, serbët lokalë treguan në kundërshtimin e reciprocitetit.

Ai ka thënë se kanë kërkuar nga faktori ndërkombëtar që të bisedojë me zyrtarët e Kosovës të cilët i quajti si “të papërgjegjshëm”.

“Është jashtëzakonisht e rëndësishme për ne që dialogu të vazhdojë dhe të fillojmë t’i zgjidhim gjërat në mënyrë paqësore. Kemi kërkuar nga të gjithë përfaqësuesit ndërkombëtarë që të bëjnë gjithçka që është e mundur. Është e rëndësishme që dialogu të vazhdojë dhe të përpiqemi t’i zgjidhim gjërat në mënyrë paqësore.

Shumë faleminderit serbëve në Kosovë e M. për përmbajtjen dhe guximin e tyre. Lufta më e vështirë politike është përpara nesh. Faleminderit që keni mbajtur emrin dhe mbiemrin serb në Kosovë e M. Dua t’i falënderoj ata që përkrahën Serbinë. Po punojmë për të qetësuar gjithçka. Pavarësisht se sa e vështirë ka qenë, nuk do të ketë dorëzim. Serbia do të fitojë”, ka thënë Vuçiqi.

Qeveria e Kosovës ka dëgjuar udhëzimin e ambasadës amerikane në Kosovë për ta shtyrë reciprocitetin deri më 1 shtator.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Reciprociteti për letërnjoftime me Serbinë po vazhdon edhe në orët…