Vuçiqi pas takimit me Mitchellin: Jemi të gatshëm për kompromis, por jo për poshtërim

14 mars 2018 | 12:12

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, pas takimit që ka pasur në Beograd me ndihmëssekretarin amerikan të Shtetit për Çështje Evropiane dhe Evroaziatike, Wess Mitchell, ka thënë se Serbia është gati për një kompromis me Kosovën, por jo për poshtërim.

“E luta Mitchell të dëgjonte pikëpamjet tona për dialogun me Prishtinën. Ai pati durimin për t’i dëgjuar të gjitha. Ndoshta disa qëndrime edhe t’i kuptojë. Ne jemi të gatshëm ta pranojmë kompromisin, por jo poshtërimin dhe rënien e shtetit serb”, ka thënë Vuçiqi.

Gjatë qëndrimit në Beograd, zyrtari i lartë amerikan është takuar edhe me ministrin e Jashtëm, Ivica Daçiq dhe kryeministren Ana Brnabiq.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministrja e Jashtme e Kroacisë, Marija Pejqinoviq-Buriq, ka qëndruar për…