Vuçiqi: Po shkoj te Papa për t’iu lutur që të mos e njohin Kosovën

12 shtator 2019 | 10:41

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq fillon sot vizitën e tij zyrtare në Vatikan.

Sipas shërbimit për shtyp të shefit të shtetit serb, ai do të pritet nga Papa Françesku si dhe do të takohet me Sekretarin e Shtetit të Vatikanit, kardinalin Pietro Parolini.

Ai ka thënë se po shkon për tu takuar me Papën për t’iu lutur atij që Vatikani mos ta njeh Kosovën si shtet.

“Po shkoj në Vatikan për t’iu lutur Papës që të mos e njohin Kosovën” , u ka thënë Vuçiqi gazetarëve së fundmi në Beograd.

Delegacioni i Presidentit të Serbisë përfshin edhe ministrin e Jashtëm, Ivica Daçiq dhe profesorin Darko Tanaskoviq, ish- ambasadori serb në Vatikan.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Planet e Qeverisë britanike për largim nga Bashkimi Evropian pa…