Vullkani shpërthen papritur në ishullin me 151 milionë banorë, lava shkëputet nga shpatet si ortek | Video

12 mars 2023 | 19:54

Vullkani në malin Merapi në Indonezi ka shpërthyer papritur duke ngritur re gjigante në ajër. Shpërthimi dramatik i së shtunës bëri që lava të rrjedhë si ortek në shpatet e malit.

Merapi ndodhet në ishullin e Javës në të cilin jetojnë 151,6 milionë banorë, duke e bërë atë ishullin më të populluar në botë.

Menjëherë pas shpërthimit, autoritetet urdhëruan banorët që të qëndrojnë në një distancë sigurie të paktën 7 kilometra nga krateri.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një artist kinez ka vendosur që të nderojë gjyshen e…