Vushtrria e Istogu përballen në Kupën Evropiane

01 shtator 2020 | 11:39

Vushtrria e Istogu do të përballen mes vete në raundin e dytë të Kupës Evropiane (European Cup) në konkurrencë të femrave. Kështu është vendosur me shortin e tërhequr të martën në Vjenë të Austrisë.

Fotografia e Federata e Hendbollit e Kosovës

Vushtrria do të jetë vendase në ndeshjen e parë, ndërsa Istogu në ndeshjen e dytë. Është hera e parë që dy skuadra kosovare përballen mes vete në gara evropiane.

EHF-ja pas situatës së krijuar me Covid-19, ka bërë të mundur që edhe skuadrat nga i njëjti vend të luajnë mes vete. Ndeshjet luhen në tetor.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjiganti amerikan i shitjeve online, “Amazon”, ka siguruar miratimin nga…